Rreth nesh
Slider

Shoqata e mësuesve të gjuhës gjermane është një organizatë e mësuesve të gjuhës gjermane, të cilët japin mësim në shkollat shqiptare stetërore dhe private, në institucionet e arsimit të lartë, si dhe në institucione të tjera. Ne mbështesim mësimin e gjuhës gjermane dhe përhapjen e gjuhës, letërsisë e kulturës së vendeve gjermanishtfolëse. Për më tepër informojmë dhe diskutojmë për politikën aktuale mësimore dhe për tema që lidhen me mësimdhënien e gjuhës gjermane si gjuhë e huaj. Ne përfaqësojmë interesat e mësuesve të gjuhës gjermane në Shqipëri, organizojmë konferenca dhe trajnime duke synuar nxitjen e shkëmbimit në këtë fushë.

Me mbështetjen e organizatave dhe institucioneve të tjera gjermanishtfolëse, Shoqata e mësuesve të gjuhës gjermane organizon dy aktivitete të rëndësishme: Olimpiadën Kombëtare të gjuhës gjermane (një herë në dy vjet, në pranverë) dhe kongferencën e mësuesve të gjuhës gjermane (një herë në vit në vjeshtë).

Në Olimpidën e gjuhës gjermane marrin pjesë nxënësit e klasës së 11-të, të cilët mësojnë gjermanisht në shkolla shtetërore ose private, si dhe nxënësit e klasës së 9-të. Secila shkollë përfaqësohet me tre nxënës. Fituesit e dy vendeve të para marrin nga një bursë për të përfaqësuar Shqipërinë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Gjuhës gjermane, e cila zhvillohet në Gjermani.

Konferenca e mësuesve të gjuhës gjermane është aktiviteti më i rëndësishëm në kalendarin vjetor të shoqatës. Antarë kanë mundësinë të informohen rreth tematika aktuale nga kumtesat e ndryshme të ekspertëve dhe gjermanistëve nga vendet gjermanishtfolëse, si dhe të shkëmbejnë idetë e tyre me anë të diskutimeve të ndryshme.

Shoqata e mësuesve të gjuhës gjermane është antare e Shoqatës Ndërkombëtare tëmësueve të gjuhës gjermane (IDV).