Këtu janë disa informacione rreth IDT 2021:

Tashmë mund të gjeni një përmbledhje të të gjitha 55 seksioneve në internet, në të cilat ne duam të diskutojmë në mënyrë aktive kërkimin shkencor dhe zbatimin e saj në praktikën mësimore të gjermanishtes si gjuhë e huaj dhe e dytë.

Do të ketë gjithashtu 48 kumtesa, podiume me pjesëmarrjen e audiencës, workshop-e didaktike, prezantime posteri, Word Cafés dhe një Sience Slam.

Përveç programit të lëmit, ekziston edhe një program i shkëlqyer kulturor dhe një ekskursion. Shumë kolegë vullnetarë në Austri kanë organizuar një program argëtues për ju. Të Mërkurën, 4 Gusht 2021 do të ketë gjithashtu një ditë të veçantë ekskursionesh.

Regjistrimi për IDT fillon në 1 Prill 2020. Informacione të mëtejshme janë në dispozicion në www.idt-2021.at

Gëzohemi për pjesëmarrjen tuaj!

Ekipi organizator IDT 2021

Plakat.pdf