Olimpiada kombëtare e gjermanishtes 2020

Prezantimet me gojë do të zhvillohen në grupe me nga pesë nxënës/e, nga ku secili grup do të ketë një kohë të caktuar përgatitjeje.

Grupet do të jenë heterogjene, prat të ndara sipas moshës, gjinisë dhe shkollës prej nga vine. Për secilin grup do të ketë një vend të caktuar për të përgatitur detyrën në intervalin kohor prej 45 minutash.

Në fillim, organizatorët do të shpjegojnë detyrën.

Pjesëmarrësve do t’u vihet në dukje që:
▪ prezantimi nuk do të zgjas më shumë se 5-7 minuta,
▪ të gjithë antarët e grupit duhet të marrin fjalën e tyre gjatë prezantimit dhe
▪ se duhet të kenë ndërveprim brenda grupit të tyre.

Gjatë kohës së përgatitjes së detyrës në grup, i pranishëm do të jetë dhe një mësues/e e gjuhës gjermane, i cili/e cila do të mund të japë këshillat e duhura dhe do të ndërhynë dhe përgjigjen pyetjeve që lidhen me kërkesat e detyrës.

Pasi të ketë mbaruar koha e përgatitjes së detyrës, grupet do të dalin përpara jurisë për të prezantuar punimin e tyre.



Kushtet e pjesëmarrjes