Workshop-i me temë “Si të trajnojmë të folurin e rrjedhshëm me humor dhe metoda argëtuese”

Gjatë seminarit u trajtuan tema si: korrigjimi i ganimeve gjatë të folurit, leximi i ndërsjelltë, këshilla për korrigjimin e gabimeve. Pjesa e parë e programit ofroi impulse teorike në lidhje me vetëreflektimin e analizimit të gabimeve gjatë të folurit, si dhe këshillat për korrigjimin e tyre. Ndërsa në pjesën e dytë pjesëmarrësit mundën të punojnë në mënyrë të diferencuar sipas formave të ndryshme sociale, ku theksi u vu tek zbatimi dhe vënia në përdorim e ushtrimeve të ndryshme në orën mësimore.

Seminari mundësoi gjithashtu raunde të ndryshme diskutimesh lidhur me aspektet didaktike të korrigjimit të gabimeve gjatë ushtrimit të të folurit të gjermanishtes në klasë. Falë përvojës së gjatë në teori dhe praktikë, referentja ishte në gjendje t’u jepte të 20-të pjesëmarrësve këshilla të vlevfshme dhe impulse të reja.

previous arrow
next arrow
Slider